Loading…

Ambasadori i Kosovës dhe i Kroacisë, promovojnë përmendoren e viktimave të tërmetit në Ulqin

  • 14/01/2021 | 17:09

Ambasadori i Kosovës dhe i Kroacisë, promovojnë përmendoren e viktimave të tërmetit në Ulqin

Qeveria e Kosovës ka ndarë ndihmë për sanimin e dëmeve nga vërshimet në muret e kalasë së Ulqinit.


Sot në Ulqin është mbajtur ceremoniali i përurimit të memorialit të viktimave të tërmetit në Ulqin më 1979, nën patronatin e komunës së Ulqinit.

Ilir Capuni, kryetar i asamblesë së komunës së Ulqinit ka theksuar se ky është një gjest ndaj bashkëqytetarëve që ranë viktima të katasrofës natyrore dhe me këtë rast ka theksuar se ndihma nga Kosova qe e para që arriti në Ulqinin e shkatërruar.

Kryetari i komunës Loro Nrdekiqi, theksoi se ata bashkëndjejnë edhe me viktmat e tërmeteve në fqinjësi, Shqipëri e Kroaci.

Përmendoren e përuruan ambasadori i Kosovës Ylber Hysa, dhe ai i Kroacisë Veselko Grubjeshiq, para qytetarëve të Ulqinit dhe anëtarëve të familjeve që kanë pësuar gjatë tërmetit.

Ambasadori Hysa theksoi që Kosova do të qëndroj gjithmonë pranë Ulqinit, sikurse atëherë më 1979 edhe tani.

Atëherë një momument identitar i trashigmisë kishte pësuar më së shumti- kalaja e Ulqinit- sikurse edhe tani me rastin e vërshimeve dhe me këtë rast qeveria e Kosovës, sikurse edhe më parë, ka reaguar me një ndihmë simbolike: një donacion prej 10.000 eurove për sanimin e dëmeve të mureve të kalasë, që është një simbol i qytetit.

Kosova do rrijë pranë Ulqinit jo vetëm gjatë ditëve të vështira- tha ambasadori Hysa.

Ambasadori kroat u falënderua për solidarizimin me vendin e tij pas tërmetit.

Përmendorja është ide dhe dhe vepër e artistëve ulqinak, Mentor Llunji, Sami Flamuri dhe Muhmed Muharremoviq e punuar nga guri vendor që simbolizon rilindjen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë