Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, pas vendimit të gjykatës franceze, për lirimin e Ramush Haradinajt, ka thënë të jetë i lumtur që ish-kryeministri i Kosovës, do të kthehet i lirë në Kosovë.
Sipas tij, abuzimi i sistemit të drejtësisë nga Beogradi nuk mund ta ndryshojë realitetin për luftën për liri në Kosovë si dhe nuk do të krijojë hendek ndërmjet vendit tonë dhe partnerëve tanë.
Ai ka treguar edhe për punën e ambasadës kosovare në Paris dhe konsullatës në Strasburg për mbështetjen ndaj Haradinajt sa ai përballej me autoritetet franceze.
“Ambasada jonë në Paris dhe Konsullata e Përgjithshme në Strasburg kanë punuar tërë kohën, pa krekosje, për mbrojtjen e interesave të vendit tonë, të z. Haradinaj dhe të miqësisë Kosovë-Francë. I falënderoj autoritetet për bashkëpunimin dhe z. Haradinaj i uroj suksese”, ka thënë Gashi. /gazetametro.net