Loading…

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri: S’bëhemi pjesë e ‘Open Balkan’, s’ka garanca që ndjek dhe zbaton frymën e BE’së

  • 04/12/2021 | 10:30

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri: S’bëhemi pjesë e ‘Open Balkan’, s’ka garanca që ndjek dhe zbaton frymën e BE’së

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, ka folur për projektin e ‘Open Ballkan’, ku ka thënë se tashmë janë bërë të qarta arsyet pse Kosova nuk po i bashkohet një iniciative të tillë, shkruan Gazeta Metro.


Durmishi ka theksuar se një prej arsyeve kryesore se pse Kosova nuk bashkohet në një nismë të tillë, është mungesa e garancës se ‘Open Balkan’ do të ndjek dhe zbatojë frymën e Bashkimit Evropian.

Ai thotë se s’ka as një dokument që rregullon kompetencat, përgjegjësitë dhe mënyrën e udhëheqjes.

“ Janë bërë të qarta arsyet pse është kundër. Këtu para se gjithash do të veçojë disa nga këto elemente. Mbi të gjitha këtu është që Kosova nuk do që asnjë asociacion të jetë alternativë e Bashkimit Evropian. Me atë se çfarë dihet deri tash, nuk ka garanca se ky asociacion do të ndjek dhe zbatojë frymën e BE-së. Ska një dokument, ku rregullohen në mënyrë strukturore kompetencat, përgjegjësitë dhe mënyra e udhëheqjes. Kjo është arsyeja kryesore”, ka thënë Durmishi për ABC News Albania.

Ai ka përmendur si çështje tjera edhe gjithpërfshirjen dhe barazinë. Sipas tij, Kosova mund të përfshihet në iniciativa rajonale vetëm si e barabartë me simbolet shtetërore. /gazetametro.net

VIDEO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë