Qysh në takimin e parë Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ia përmendi U.D së detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiut, ” sjelljen e një Kosove multietnike”, transmeton Gazeta Metro.
Për çka edhe u kërkua nga ajo dhe u zotua për punë të përbashkët duke i kërkuar “partneritet, një qasje konstruktive”, për çka dhe sipas tij ishte qëllimi i diskutimit.
“Në takimin tim të parë me Presidentin në detyrë @albulenahaxhiu_, pata kënaqësinë të diskutoja qëllimin strategjik të sjelljes së një Kosove multietnike dhe të begatë në .Arritja e tij kërkon partneritet, një qasje konstruktive dhe shfrytëzim të plotë të mundësive.
#BEnëPranëTij”, u shpreh Schuebel
In my first meeting with Acting President @albulenahaxhiu_, I was pleased to discuss the strategic goal of bringing multi-ethnic and prosperous Kosovo into the 🇪🇺.
Achieving it requires partnership, a constructive approach & making full use of 🇪🇺 opportunities.#EUbyYourSide pic.twitter.com/ubdglXGU1b— Dirk Schuebel (@EUAmbKS) September 4, 2026
Kurse Haxhiu theksoi se në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e reformave dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Bashkimin Evropian.
“Orientimi euroatlantik i Republikës së Kosovës është i palëkundur. Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian”, theksoi Haxhiu.
Ajo nënvizoi se Kosova e vlerëson lart partneritetin me Bashkimin Evropian dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit gjatë mandatit të Schuebel./gazetametro.net