Loading…

Ambasadori i Rusisë në Serbi: Çështja e Kosovës mund të nxisë konflikt më të madh

  • 01/07/2019 | 16:35

Ambasadori i Rusisë në Serbi: Çështja e Kosovës mund të nxisë konflikt më të madh

Ambasadori i sapoemëruar i Rusisë, Aleksandar Kharchenko, ka thënë se presioni është evident ndaj Serbisë, SHBA’të dhe aleatët e saj po e inkurajojnë Kosovën të mbajnë rajonin në tension, transmeton Gazeta Metro.


Kharchenko ka thënë për median ruse Sputnik se ky presion vërehet qartë gjatë bisedimeve të BE’së me Serbinë, deri sa amerikanët e bëjnë këtë edhe më hapur. Ai shtoi se deri tani nuk ka asnjë dëshmi se interesat e Beogradit,  në çfarëdo aspekti nuk merren parasysh gjatë kompromisit për zgjidhje sipas ambasadorit Harchenko.

Sipas ambasadorit rus Kharchenko “perëndimi, para të gjithëve Washington, mbështetë vetëm shqiptarët e Kosovës, strukturat e tyre ushtarake dhe lëvizjet e tyre në formimin e ushtrisë së tyre, të cilat nuk janë ligjore, dhe shfaqin synimin e hapur të tyre të ngritjes së tensioneve”.

Sipas Kharchenko, Moska shpreson se tensionet rreth Kosovës mos të shpërthejnë në konflikt më të madh. Evropa duhet ta shohë se situata po përkeqësohet, dhe nëse lihet anash do të dal jashtë kontrolli dhe do të çonte në konflikt më të madh. Ambasadori rus tha se Rusia zotohet për bisedime mes Beogradit e Prishtinës rreth çështjes së Kosovës, por në bazë të aprovimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurisë të OKB’së.

Kharchenko u ankua rreth incidentit për zyrtarin e UNMIK’ut, Mikhail Krasnochenko,  që u përfshi në incidentin e ndërhyrjes në operacioni e policisë së Kosovës, ai tha se ky incident paraqet agresion të hapur ndaj qytetarëve të Rusisë. Këtë incident e quajti ‘egërsi e paparë ndokund në botë’ dhe rast të tilla nuk janë parë diku tjetër në botë.

Aleksandar Bocan Kharchenko, është i njohur si diplomat me njohuri të mëdha rreth çështjeve të Ballkanit dhe kishte shërbyer si ambasador në Bosnje e Hercegovinë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë