Loading…

Ambasadori i SHBA’së, Kosnett nuk merr pjesë në takimin VV-LDK

  • 28/01/2020 | 19:08

Ambasadori i SHBA’së, Kosnett nuk merr pjesë në takimin VV-LDK

Shefja e BE’së, Natliya Apostolova, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abott dhe ai gjerman, Christian Heldt kanë hyrë në objektin e Kuvendin e Kosovës për t’iu bashkëngjitur takimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Megjithatë, duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, nuk është parë edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Kosnett nuk ka shkuar në takimin që po mbahet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, jozyrtarisht thuhet se ambasada e SHBA’së e ka dërguar një përfaqësues të saj në këtë takim.

Kujtojmë se fillimisht, ambasadorët e QUINT’it dhe Apostolova janë mbledhur pranë zyrës së BE-së, për të vazhduar pastaj për në Kuvend.

Takimi ishte paraparë që të mbahet në ora 17:00, atëherë kur në Kuvend veçse kanë arritur zyrtarë të të dy partive, të udhëhequr nga Albin Kurti e Isa Mustafa./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë