I nominuari për Ambasador të Republikës së Kosovës në Britani të Madhe, Frymëzim Isufaj, nëpërmjet një shkrimi iu ka dëshiruar mirëseardhje tifozëve anglez, transmeton Gazeta Metro.
Isufaj në postimin e tij në Facebook i ka quajtur miq anglezët ndërsa thekson se do të jetë ndeshje e madhe loja mes Kosovës dhe Anglisë.
“Gjithmone jeni te mire se ardhur ne Kosove miq te dashur. Do te jete një ndeshje e madhe te dielën’’, shkruar ka Isufaj.
Këtë koment e ka bërë në shpërndarjen e postimit të Ambasadës Britanike ku ju bën thirrje tifozëve anglez të cilët pritet të marrin pjesë në ndeshjen që zhvillohet mes Kosovës dhe Anglisë.
Ambasada Britanike në Kosovë, ka udhëzuar tifozët e kombëtares angleze se në Kosovë do të gjejnë një mirëpritje të madhe nga tifozët vendas dhe gjithë qytetarët e Kosovës./gazetametro.net