Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, e ka dënuar sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiqit, i cili u rrah dje nga rreth 30 persona, në Graçanicë, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Twitter, Orlando ka thënë se dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse.
“I bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar ai në Twitter.
I join the unreserved condemnation of the politically motivated aggression against the son of the Leader of the Progressive Democratic Party, Nenad Rashic, an attack on democracy itself. Violence must be firmly rejected by all & punished by the appropriate institutions.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/gUV4ou5FkD
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 23, 2021
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Shkolla “Miladin Mitic”, 22.02.2021 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /gazetametro.net