Loading…

Ambasadori izraelit në Serbi: Kemi njohur Kosovën, por ende jo teknikisht

  • 26/09/2020 | 23:30

Ambasadori izraelit në Serbi: Kemi njohur Kosovën, por ende jo teknikisht

Shumëkush në Kosovë tashmë ka ngritur pikëpyetjet në lidhje me njërën nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA, ku flitet për njohjen nga Izraeli.


Këta të fundit, ende nuk kanë ndërmarrë veprime zyrtare diplomatike për njohjen e Kosovës, përveç premtimit që në të ardhmen do ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, kjo tashmë duket se veç është punë e kryer.

Mediat serbe kanë publikuar sonte një titull të intervistës së ambasadorit izraelit në Beograd, Jahel Villan, dhënë gazetës “Politika”.

Në intervistën që ai ka dhënë për këtë gazetë citohen fjalët “Kemi njohur Kosovën, por ende jo teknikisht”.

Kujtojmë, se si pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, Kosova përveç njohjes reciproke me Izraelin, është e obliguar që ambasadën në këtë shtet, të hap në Jeruzalem, territor ky i kontestuar nga palestinezët.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë