Loading…

Ambasadori Kosnett: Marrëveshja e Uashingtonit mbetet në fuqi

  • 26/01/2021 | 22:09

Ambasadori Kosnett: Marrëveshja e Uashingtonit mbetet në fuqi

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka deklaruar se marrëveshja e Uashingtonit do të mbetet në fuqi deri në ndonjë ndryshim të mundshëm në të ardhmen, shkruan Gazeta Metro.

Kosnett ka thënë në RTK se Tony Blinken e konfirmoi para Senatit amerikan se i presidenti Biden do të përkrah marrëveshjet e nënshkruar nga administrata Trump.

Ai përmendi marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se do mbetet në fuqi deri në një ndryshim në të ardhmen.

“Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e sekretarit të Shtetit, tha se ai duartrokit punën që është bërë nga administrata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë ‘a është marrëveshja e Uashingtonit ende në fuqi? A synon administrata e Bidenit që të vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigjja në thelb për këto dy pyetje është po, ne e konsiderojmë marrëveshjen e Uashingtonit në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen dhe pres që do të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, është shprehur diplomati amerikan.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë