Loading…
Ambasadori Kosnett viziton KEK’un
  • 14/04/2019 | 08:18

Ambasadori Kosnett viziton KEK’un

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), transmeton Gazeta Metro.


Drejtori Menaxhues i KEK-ut,  Njazi Thaçi, e ka pritur ambasadorin gjatë vizitës së tij  në termocentralin Kosova A dhe në minierat e KEK-ut.

Drejtori Menaxhues Thaçi falënderoi ambasadorin Kosnett për interesin që ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht ka treguar në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Drejtori Menaxhues Thaçi tha se vizita e sotme demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë në mbështetjen që i është ofruar KEK-ut.

“Ambasadori Kosnett shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe rëndësinë e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, i cili do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për vendin”, ka njoftuar KEK përmes një komunikate për media./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë