Loading…

Ambasadori rus: 1244’shi nuk lejon krijimin e ushtrisë së Kosovës

  • 11/02/2017 | 08:11

Ambasadori rus: 1244’shi nuk lejon krijimin e ushtrisë së Kosovës

Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Aleksander Karpushin, i konsideron deklaratat e shefit të Pentagonit, James Mattis, për formimin e ushtrisë së Kosovës si joproduktive dhe të padobishme.


Ai ia ka kujtuar Pentagonit se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk lejon as krijimin e forcave ekzistuese të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Me këtë rast diplomati rus në Tiranë, duke argumentuar kundërshtitë e tij për ushtrinë e Kosovës, ka shprehur në mënyrë të përsëritur qëndrimin e shtetit që ai përfaqëson se nuk do ta njohë Kosovën.

Ambasadori i Rusisë në Tiranë është i mendimit se nuk është momenti më i përshtatshëm për të diskutuar mbi krijimin e ushtrisë kosovare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë