Loading…

Ambasadori serb: I gatshëm për luftë diplomatike me Kosovën për UNESCO

  • 23/05/2017 | 14:35

Ambasadori serb: I gatshëm për luftë diplomatike me Kosovën për UNESCO

Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskovic ka porositur se Serbia është e gatshme “për luftë diplomatike” nëse Kosova vendos që sivjet të bëjë kërkesë për pranim në këtë organizatë ndërkombëtare.


“Ka paralajmërime se pushtetit në Kosovë po i shkon në mend të përtërijë kërkesën për pranim të Kosovës në UNESCO. Këtë ambicie e ka kumtuar ministri i jashtëm Enver Hoxhaj”, ka thënë Tanaskovic.

Sipas fjalëve të tij, “ka paralajmërime se disa vende mund të ndërrojnë anën në raport me atë se si kanë votuar para dy viteve”, transmeton gazetametro.net.

“UNESCO nuk është njësoj si Komiteti Olimpik apo Banka Botërore. Së paku deri tani, në këtë organizatë nuk ka mundur që të realizohet gjithçka me presione politike, kërcënime apo edhe blerje”, pretendon Tanaskovic.

Ai, me fjalorin e tij tashmë të vjetërsuar ka theksuar se “populli serb dhe identiteti i tij kanë mbijetuar edhe sfida më të rënda nga se do të ishte pranimi i Kosovës së vetëshpallur në UNESCO”.

“Serbët në gjithçka që është me rëndësi kanë mbetur serb edhe pas pesë shekujve të pushtetit osman, mysliman. Në këtë duhet të llogarisin të gjithë ata të cilët dëshirojnë që të fshinë emrin serb apo ekzistimin serb nga vendet historike serbe”, ka porositur Tanaskovic me fraza të viteve të nëntëdhjeta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë