Loading…
Ambasadorja amerikane: NATO’ja do ta mbështesë Ushtrinë e Kosovës
  • 12/02/2019 | 12:37

Ambasadorja amerikane: NATO’ja do ta mbështesë Ushtrinë e Kosovës

Ambasadorja e SHBA’së në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka treguar edhe njëherë përkrahjen e NATO’së ndaj Ushtrisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Hutchison ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë Ushtrinë e Kosovës, sipas saj Qeveria e Kosovës tani do të ketë bashkëpunime me NATO’n për të rritur kapacitet e Ushtrisë.

Ambasadorja Hutchison ka thënë se NATO-ja do të punojë me qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që do të krijohet një forcë mbrojtëse shumë-etnike, ku janë të përfshira të gjitha minoritetet.

Po ashtu ajo ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë, ambasadorja amerikane e ka vlerësuar si politikë bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe nuk ka dhënë ndonjë qëndrim tjetër në lidhje me të./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë