Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë duke debatuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë me iniciativë të Ukrainës.
Ambasadorja e SHBA’së, Nikki Haley ka thënë se Kosova duhet të bëhet pjesë e OKB-së.
“Duhet të njihet progresi i Kosovës. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së dhe anëtare e barabartë e komunitetit ndërkombëtar” ka thënë ajo.
Të njejtën gjë e ka bërë të ditur dhe ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, përmes një publikimi në rrjetin social Twitter. /gazetametro.net