Loading…

Ambasadorja e Francës e thotë hapur : S’ka viza për kosovarët, edhe këto kushte duhet plotësuar

  • 11/12/2019 | 17:47

Ambasadorja e Francës e thotë hapur : S’ka viza për kosovarët, edhe këto kushte duhet plotësuar

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk mund të ndodhë akoma pa plotësuar edhe disa kushte, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadorja Butel, po thotë se Kosova duhet të bëjë përparim në fushën e sundimit të ligjit për të marrë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.

“Çështja e liberalizimit të vizave për qëndrim të shkurtër në zonën Shengen bazohet në kritere teknike. Kjo nënkupton përmbushjen e një numri të kushteve, veçanërisht në lidhje me forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër aktiviteteve të krimit të organizuar”, tha Butel.

Butel po thotë se Franca vlerëson se edhe disa kushte tjera duhet përmbushur nga Kosova, një nga kryesorët është lufta kundër aktivitetit të krimit të organizuar.

Franca vlerëson, krahas shteteve të tjera anëtare, se disa nga këto kushte nuk janë përmbushur plotësisht nga Kosova; mbetet veçanërisht e vëmendshme ndaj zhvillimeve sa i përket shtetit të së drejtës dhe luftës kundër aktiviteteve të krimit të organizuar. Përparime të rëndësishme janë bërë në këtë fushë. Sidoqoftë, zbatimi i vazhdueshëm i reformave nga autoritetet kosovare është thelbësore në mënyrë që ligjet e miratuara për forcimin e sundimit të ligjit dhe drejtësisë, në veçanti, të mund të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, tha Butel për Express.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, uroi me dhjetëra herë kosovarët për liberalizimin e vizave, mirëpo kjo nuk ndodhi kurrë dhe Kosova mbetet akoma e izoluar.

Vet Haradinaj datën e fundit e dha atë të Krishtlindjeve, por ditë më parë tha se janë zbehur gjasat për të ndodhur liberalizimi i vizave../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë