Loading…

Ambasadorja gjermane: Rruga e Kosovës drejt integrimit, zbatimi i MSA’së

  • 27/02/2017 | 12:44

Ambasadorja gjermane: Rruga e Kosovës drejt integrimit, zbatimi i MSA’së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mbajti tryezën me temën “Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së: A jemi me afër integrimit në BE?”, ku u tha se Qeveria duhet të angazhohet më shumë në implementimin e kësaj marrëveshje, pasi që implementimi i kësaj marrëveshje është rruga drejtë Bashkimit Evropian.


Kjo tryezë u organizua me qëllim që të diskutohet progresi i deritanishëm në realizimin e objektivave që dalin nga Plani i Veprimit për Zbatim të MSA-së (PKZMSA), sfidat e paraqitura deri më sot dhe rolin e institucioneve kyçe për të zbatuar reformat e kërkuara nga Marrëveshja për Stabilizim Asocimit në planin afatshkurtër.

Angelika Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë, tha se MSA dhe implementimi i saj është rruga e Kosovës drejt Bashkimi Evropian.

Ajo tha se Qeveria duhet të angazhohet më shumë në implementimin e kësaj marrëveshje, pasi që implementimi i kësaj marrëveshje është rruga drejtë Bashkimit Evropian.

Mimoza Ahmeti, ministre e Integrimeve Evropiane, tha se MSA do të ketë ndikim pozitiv në investimet e huaja direkte, ku do të hapen vende të reja të punës.

Donika Kadaj- Bujupi, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, tha se arsyeja se pse kur është votuar për MSA-ja, kanë qenë kundër, është pasi kur është nënshkruar është kontestuar shtetësinë Kosovës, pasi që emri Kosovë ishte me fusnotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë