Loading…

Ambasadorja Yuri Kim mburret me Edi Ramën pas debatit të tij me Sergei Lavrov

  • 27/02/2020 | 10:43

Ambasadorja Yuri Kim mburret me Edi Ramën pas debatit të tij me Sergei Lavrov

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësonte Shqipërinë në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE’së dhe kishte një takim me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov., me të cilin  kishin siç pritej kontradikta. Kryeministri Rama e kishte përmirësuar Ministrin rus Lavror kur ai kishte pretenduar se janë obligime të detyruara të Shqipërisë ndaj NATO’s dhe BE’së duke ju përgjigjur se janë zgjedhje të vullnetare, që Ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim, kishte zgjedhur ta veçoj këtë pjesë të bisedës, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadorja amerikane kishte shkruar në rrjetin social Twitter se si me 26 shkurt Lavrov kishte provuar të mbante leksion Shqipërisë se si NATO dhe BE dhe ‘obligimet’ po ‘prishkan’ lidhjet me Rusinë dhe me një admirim kishte shkruar se Rama e kishte përmirësuar atë.


“Nuk jemi të detyruar, por kemi zgjedhur”, ambasadorja amerikane citon kryeministrin Rama. Çfarë veçon nga fjala e tij në Moskë dhe përgjigja e Ramës për Lavrovin ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zgjedhur dy fraza të kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë në Moskë, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, në të cilin ka theksuar se Shqipëria nuk është e detyruar, por ka zgjedhur të jetë në të njëjtën linjë me aleatët e saj si NATO dhe BE.

Përgjigja e Ramës erdhi pas fjalës së ministrit rus Lavrov që tha se marrëdhënia mes dy shteteve do të ishte më e mirë sikur Shqipëria mos të kishte obligime ndaj NATO’s dhe SHBA’s ë në veçanti si aleatë i saj.

“Unë besoj se Shqipëria se është njëri prej atyre shembujve, kur obligimet e tyre pengojnë zhvillimin e marrëdhënieve miqësore, me përfitime të përbashkët në tregti, investime, bashkëpunim ekonomik…”

Kim ka përzgjedhur këto dy fraza të kryeministrit shqiptar Rama:

“Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe. Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur. .. ”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë