Loading…

Amerika bën thirrje për njohjen e Kosovës

  • 27/02/2017 | 17:57

Amerika bën thirrje për njohjen e Kosovës

Përfaqësuesi i Shteteve të bashkuara të Amerikës në OKB bëri thirrje sot që shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë këtë.


Gjatë debatit për Kosovën në këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi amerikan tha se Uashingtoni e mbështet Kosovën në zhvillimin e saj ndërsa i ka dhënë mbështetje dialogut me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel nën ndërmjetësim të Bashkimit Europian.

Debati i sotëm ishte i pari që nga ndërrimi i administratës në Shtëpinë e Bardhë kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve.

“Ne e mbështesim njohjen e përgjithshme të Kosovës dhe inkurajojmë ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë dhe t’i bashkohen më shumë 114 shteteve që e kanë bërë tashmë këtë”, tha përfaqësuesi amerikan.

Ai bëri thirrje që UNMIK të zvogëlohet.

“Do të ishte fatkeqe që UNMIK të kthehet ta bëjë atë që ka bërë sepse realiteti tani është ndryshe nga viti 1999 apo nga viti 2008 kur është ristrukturuar”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë