Loading…
Amerika deklarohet sërish për taksën 100%, ‘kërcënon’ liderët kosovarë
  • 16/01/2019 | 20:10

Amerika deklarohet sërish për taksën 100%, ‘kërcënon’ liderët kosovarë

Ambasada Amerikane ka ripërsëritur qëndrimin e tyre duke thënë që pozicioni i tyre për taksën nuk ka ndryshuar.


Në një prononcim për Klan Kosovën, nga ambasada kanë thënë se siç janë deklaruar edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton diçka nga kjo masë.

“Pozicioni ynë mbi taksen nuk ka ndryshuar. SHBA-te në vazhdimësi kanë kërkuar nga udhëheqësia kosovare ta pezullojnë menjeherë taksen për produktet Serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton dicka nga kjo masë.

Fuqishëm bëjmë thirrje që të rishikohet fokusi thelbesor i interesit të Kosovës – e qe është e ardhmja europiane dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”.

LEXO EDHE: Godet SHBA: Sanksione për Haradinajn dhe zv.Kryeministrat, ju jep afat deri më 21 janar ta heqin taksën 100%

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se taksa prej 100% ndja produkteve që vijnë nga Serbia nuk do të hiqet pa ardhur njohja nga shteti fqinj.

Haradinaj gjatë vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), shtoi se taksa nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, por jo në shkurt, por mund të mos e heqim asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme me na njoft. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën ka të bëjë me Rusinë e Serbinë”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë