Loading…

‘Amerika është armiku më i madh i Europës’: Tifozët e Crvena Zvezdes me parulla provokuese për SHBA’të dhe Kosovën

  • 25/11/2022 | 08:23

‘Amerika është armiku më i madh i Europës’: Tifozët e Crvena Zvezdes me parulla provokuese për SHBA’të dhe Kosovën

Huliganët e tifogrupit ‘Delije’ të Crvena Zvezda, kanë shpalosur tri ditë më parë shkrime kundër Amerikës dhe Kosovës, në ndeshjen miqësore ndaj ekipit rus Zenit, shkruan Gazeta Metro.


Me 22 nëntor është zhvilluar miqësorja mes Zenit dhe Crvena Zvezda e cila përfundoi me rezultat 3-1.

Mirëpo jo gjithçka shkoi siç duhet në këtë ndeshje. Tifozët ‘Delije’ të Crvena Zvezdes, kanë shpalosur parulla provokuese.

Një në drejtim të Amerikës dhe një në drejtim të Kosovës.

“Amerika është armiku më i madh i Europës”, shkruhet në njërën parullë, ndërsa harta e Kosovës është mbuluar me flamurin e Serbisë.

Ndërkaq kujtojmë që edhe kombëtarja serbe ka shpalosur dje një flamur ku shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb, në ndeshjen pas humbjes nga Brazili. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë