Loading…

Amerika i dhuron Shqipërisë 250 automjete të blinduara

  • 22/11/2016 | 10:27

Amerika i dhuron Shqipërisë 250 automjete të blinduara

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli, njoftoi ditën e djeshme se Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë ushtrisë shqiptare 250 automjete të blinduara.

“Brenda 10 ditësh do të nëshkruajmë marrëveshjen, dhe pjesa e parë prej 78 automjetesh pritet të mbërrijë që në muajin Janar”, shpjegoi ministrja, duke shtuar se vlera e vetëm pjesës së parë vlerësohet në 15 milion dollarë.

Njësitë e ushtrisë shqiptare deri më tani kanë përdorur gjatë misioneve jashtë vendit kryesisht automjete të lehta, ndërsa në rastet e angazhimit në operacione që paraqisnin rrezikshmëri, kanë udhëtuar me automjete të ushtrive aleate.

Po ashtu, në mbështetje të kompletimit të ushtrisë me armatim dhe municion të standardeve të NATO-s, pritet dhe furnizimi me 5 mijë armë automatike dhuratë nga Italia, me një vlerë prej 10 milionë eurosh.

“Ministria e Mbrojtjes italiane, ka përgatitur një ligj të posaçëm për kalimin e këtyre armëve, dhe ai pritet të miratohet nga parlamenti italian në muajin dhjetor”, deklaroi ministrja shqiptare e Mbrojtjes në Komisionin parlamentar të Sigurisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë