Loading…

Amerika i jep vërejtjen e dytë Serbisë: Sillni para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyçi

  • 18/07/2019 | 17:22

Amerika i jep vërejtjen e dytë Serbisë: Sillni para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyçi

Kjo është vërejtja e dytë brenda këtij muaji që ju shkon shtetit serb, fillimisht diplomacia amerikane ju përkujtoi atyre përmes njoftimit të Ambasadës në Beograd, tani dhe legjislativi amerikan aprovoi rezolutën për sjelljen para drejtësisë të vrasësve tre shtetasve amerikanë, transmeton Gazeta Metro.


Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratoi një rezolutë, me të cilën i bëhet thirrje Serbisë që të sjellë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.

Në rezolutë po ashtu thuhet se përparimi në zgjidhjen e këtij rasti “do të duhej të ishte faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Serbi”.

“Shtetet e Bashkuara duhet t’iu kushtojnë vëmendje përpjekjeve të Qeverisë së Serbisë dhe ministrave të saj përkatës, si dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët po ndërmarrin hapa për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e vullnetit, duhet të jenë faktor i rëndësishëm në përcaktimin e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve midis SHBA’së dhe Serbisë”, thuhet në dokument.

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyçi janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë supozuar zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyçi, Sreten Popovic dhe Milosh Stojanovic, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë