Loading…

Amerika përkrah Kosovën në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

  • 05/04/2017 | 17:07

Amerika përkrah Kosovën në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Ministri i Punëve të Brendshme,  Skender Hyseni, ka pritur në takim Zëvendës- ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Alexander Arvizu.


Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në projekte konkrete.

Hyseni e njoftoi mysafirin për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vlerësoi se gjendja e përgjithshme është e mirë.

Në veçanti e njoftoi atë me të arriturat e Kosovës në luftimin e trafikimit me narkotikë dhe përdorimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Ai po ashtu e njoftoi për përpjekjet që po bëhen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

Hyseni  falënderoi SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme që po ia bëjnë Kosovës në avancimin e institucioneve të sigurisë dhe në nismat e shtetit tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Nga ana e tij zyrtari amerikan  mbështeti punën që po bëjnë institucionet e Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ofroi përkrahjen e SHBA-ve në projekte konkrete në mbështetje të Qeverisë së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë