Loading…

Amerika pret një vrull të madh të vizitorëve, pasi u liruan masat

  • 07/11/2021 | 19:14

Amerika pret një vrull të madh të vizitorëve, pasi u liruan masat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin një numër të madh të vizitorëve pasi i larguan kufizimet e udhëtimit për pjesën më të madhe të popullsisë së botës, që u vendosën për herë të parë në fillim të vitit 2020 për të parandaluar përhapjen e COVID-19.


United Airlines pret që të hyjnë rreth 50 përqind më shumë pasagjerë këtë të hënën se sa atë të javës së kaluar, pas ishin rreth 20 mijë shtetas të huaj që shkelën në SHBA.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Munoz,  ka thënë se janë duke u përgatitur me masa shtesë pasi i liruan masat për të huajt.

“Meqë presim kërkesë të lartë pasi i hoqëm kufizimet ekzistuese të udhëtimit ajror dhe tokësor të hënën, ne po ndërmarrim hapa për t’u përgatitur duke ofruar masa shtesë”.

Të gjithë udhëtarët do të kontrollohen nëse janë të vaksinuar kundër COVID-19 si dhe janë negativ për këtë virus, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë