Loading…

Amerika prish raportet me Kosovën për taksë: S’mund të besojmë që s’po na dëgjoni

  • 12/02/2019 | 17:27

Amerika prish raportet me Kosovën për taksë: S’mund të besojmë që s’po na dëgjoni

Washingtoni zyrtar ka dërguar edhe një letër në adresë të Kosovës me thirrje të drejtëpërdrejtë që instutucionet e Kosovës të heqin taksën 100% ndaj produkteve serbe, transmeton Gazeta Metro.


Letra është jashtëzakonisht serioze. Ajo është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes.

Letra e plotë:

I dashur President Thaçi:

I dashur Kryeministër Haradinaj:

I dashur Kryeparlamentar Veseli:

Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë  të ndërmarr një hap të rëndësishëm përpara drejt intgrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt.

Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim.

Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta.

Pasiqë pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë.

Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s,  në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë.

Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte.

Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen.

Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara.  Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe.

Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën.  Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sat ë injorojë këshillat tona.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqëndrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve.

Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim I paarritshëm.

Edhe pse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrjmë në sigurinë dhe propsperitetin që sjell e ardhmja.

Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’I kthehen dialogut.

Hapi I parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës.

Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju.

Përzemërisht,

Mattheë Palmer

Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë