Loading…

Amerikanët: Kosova kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit

  • 16/11/2016 | 15:30

Amerikanët: Kosova kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha po vazhdon vizitën e saj në Uashington, ku po merr përkrahje në fushën e drejtësisë.

Ministrja Hoxha ka takuar Brett McGurk – përfaqësuesin special të Presidentit amerikan të Koalicionit global për luftën kundër terrorizmit dhe me këtë rast u diskutua për trendët globale të terrorizmit dhe rajonin e Ballkanit.

McGurk velrësoi se Kosova ka dhënë kontribut të çmuar kur i është bashkuar Koaliconit Global kundër terrorizmit duke çmuar miratimin e ligjit dhe masave të tjera kundër terrorizmit.

Ai, po ashtu theksoi se është lajm i mirë se ka ulje të numrit të pjesëmarrësve të shtetasve të Kosovës që marrin pjesë në konfliktet që zhvillohen në shtetet tjera, thuhet në njoftimin për media në faqen zyrtare të MD-së.

Ministrja në takim theksoi rëndësinë e trajtimit dhe masat ndaj personave që marrin pjesë në luftëra në shtetet e huaja si dhe masat e deradikalizimit dhe risocializimit ndaj personave të tillë.

Hoxha po qëndron në Uashtingon me ftesë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ku ka zhvilluar takime me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Gjithashtu ministrja Hoxha, mori përkrahje të plotë nga i deleguari i Presidentit Obama për përkushtimin e saj, duke vënë në pah se kjo përkrahje do të vazhdojë për Ministrinë e Drejtësisë edhe në të ardhmen në fuqizimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë