Loading…

Amerikanët ndaluan ushtrinë, zgjedhjet në qershor

  • 30/03/2017 | 17:31

Amerikanët ndaluan ushtrinë, zgjedhjet në qershor

Vizita e zëvendësndihmës-sekretarit amerikan i Shtetit Hoyt Yee në Kosovë ka qartësuar dy nga temat kryesore në vend, Ushtrinë dhe zgjedhjet e parakohshme.


Gazeta Metro ka mësuar se çfarë është diskutuar në prapaskenat e takimeve që diplomati amerikan Yee, ka zhvilluar me liderët politik në vend, dhe pajtimet që janë arritur në këto takime.

Mësohet se, transformimi i FSK’së në ushtri përmes projektligjit të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi do të hiqet nga ‘rendi i ditës’, dhe tema e Ushtrisë së Kosovës do të aktivizohet në pjesën e fundit të këtij viti.

Yee, në këto takime, liderëve kosovarë u ka thënë qartë, se ushtria do të duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, dhe për këtë do të angazhohen vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bindur serbët që të mos e pengojnë këtë.

Për këtë mësohet të jetë pajtuar edhe presidenti Thaçi i cili ka qenë propozues i projektligjit tejet të komentuar javëve të fundit e të kundërshtuar nga SHBA’të dhe NATO.

Në anën tjetër, sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, diplomati amerikan, u ka thënë liderëve kosovarë se ato është mirë që të mbahen në afatin e rregullt, por nuk ka qenë i prerë sikurse me Ushtrinë. Ai nuk ka thënë që të mos mbahen, sikurse ka ndodhur me ushtrinë që ka thënë se nuk duhet bërë, por që nuk janë të preferueshme.

Ndërsa, nga burime brenda dy subjekteve më të mëdha politike në vend, PDK’së dhe LDK’së, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në pjesën e parë të qershorit, pavarësisht se partia e kryeministrit Isa Mustafa është duke kundërshtuar.

Gazeta Metro ka mësuar se Demarkacioni do dërgohet në Kuvend për votim në pjesën e parë të muajit prill. Por, kalimi apo mos-kalimi i tij në Kuvend, nuk do të jetë përcaktues për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të parakohshme. Partia që drejtohet nga Kadri Veseli, e i cili jo-zyrtarisht ka filluar fushatën zgjedhore, është e vendosur që të shkohet në zgjedhje gjatë pjesës së parë të muajit qershor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë