Loading…

Amerikanët në Ditën e të Dashuruarve do të shpenzojnë hiq më pak se 27 miliardë dollarë

  • 14/02/2020 | 13:36

Amerikanët në Ditën e të Dashuruarve do të shpenzojnë hiq më pak se 27 miliardë dollarë

Parashikimet e ekonomistëve tregojnë se sot në ditën e Shën Valentinit amerikanët do të harxhojnë rreth 7 miliardë dollarë më shumë se vitin e kaluar kur qytetarët kishin shpenzuar 20.7 miliardë dollarë. Këto janë lajme të mira për ekonominë amerikane në rritje të përshpejtuar, transmeton Gazeta Metro.


Kjo gjithsesi është një lajm i mirë për tregtarët amerikanë dhe është një tregues i mirë për rritjen e besimit të konsumatorëve dhe lajm i shkëlqyeshëm për ekonominë amerikane.

Kjo ditë do të shënoj rekord për shpenzime. Amerikanët në vitin 2018 kishin shpenzuar 19.6 miliardë, më 2017 18.2 miliardë e në vitin 2014 18.6 miliardë dollarë amerikanë.

Sipas raportit të Shoqatës Federale për Tregti rreth 62 për qind e qytetarëve amerikanë të grup moshës prej 35 deri 44 këtë vit  do ta shënojnë në një mënyrë a tjetër këtë festë, që është një përqindje më e madhe sesa e grup moshës 25 deri 34, të cilët vetëm 60 për qind do ta festojnë këtë festë.

Të dashuruarit sipas parashikimeve do të shpenzojnë shumën rekord prej 196 dollarë për person, që vitin e kaluar ishte 161 dollarë për person.

Siç ishte edhe më parë, meshkujt shpenzojnë më shumë se femrat, mesatarja është 291 dollarë ndaj 106 dollarë. Në çka shpenzohet më shumë janë stolitë, 5.8 miliardë dollarë deri sa në darka në restorante, taverna e kinema shpenzohen rreth 4.3 miliardë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë