Administrata e presidentit Donald Trump kohëve të fundit ka treguar se është shumë e përkushtuar në Ballkan, posaçërishst në Kosovë e Serbi me arritjen e marrëveshjes për linjë ajrore mes dy vendeve. Derisa pritet që të hapet edhe ajo hekurudhore, Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, thotë se kjo nuk nënkupton rinisje të dialogut, shkruan Gazeta Metro.
Sipas tij marrëveshja për linëjn hekurdhore mund të mos funksionojë, pasi që hekurdhuat në vend janë në gjendje jo të mirë.
“Ne kemi hekurudhat që lidhen me Serbinë janë në gjendje të mjerume, jemi në proces të renovimit, është një projekt i madh me BE-në, një marrëveshje me Serbinë nuk i bën asnjë dëm Kosovës, janë qindra mijëra njerëz tanë që janë detyru me ra në Serbi, disa prej tyre tani e kanë alternativë edhe aeroplanin”, ka thënë sot Haradinaj para mediave.
Tutej, ai ka shtuar se kjo fazë e ofensivës amerikane për të arritur disa marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, nuk mund të quhet rinisje e dialogut.
“Mund të jetë edhe treni një opsion, nuk është ndonjë ofertë e mirfilltë tash për tash, praktikisht është një infrastrukturë shumë e dobët, jo aq adekuate për përdorim”, shtoi ai, teksa tha se kjo fazë nuk është e drejtë që të definohet si rinisje e dialogut.
Kujtojmë se takimi në Berlin mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësim të ambasadorit amerikan Richard Grenell, ka përfunduar pak më herët, teksa ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera./gazetametro.net