Kongresmeni amerikan republikan Dana Rohrabacher, si dhe kryetar i komisionit për politikën e jashtme në Evropë, i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, në të cilën ai propozon shkëmbimin e territorit në mes të jugut të Serbisë dhe veriut të Kosovës, si një zgjidhje për të qetësuar tensionet në këtë pjesë të Ballkanit.
“Në vend të shembujve negativë, si dërgimi i trenit me simbolet provokuese për Kosovën, ky shkëmbim i territoreve mund të jetë në interes të mirë për të dyja palët”, vlerësoi Rohrabacher, transmeton gazetametro.net.
Ai gjithashtu shtoi se ky opsion është i mundur dhe se nuk duhet të injorohet./gazetametro.net