Loading…

Amerikanët zgjedhin 10 gjërat që u pëlqejnë tek shqiptarët (Video)

  • 18/12/2016 | 20:51

Amerikanët zgjedhin 10 gjërat që u pëlqejnë tek shqiptarët (Video)

Amerikanët mund të pëlqejnë mjaft gjëra nga shqiptarët, por kanë preferuar të zgjedhin dhjetë prej tyre. 


Stafi i ambasadës amerikane ka dhënë një mesazh të veçantë falënderimi për popullin shqiptar, nëpërmjet një video ku shfaqet i gjithë personeli amerikan.

Pra, me pak humor dhe shumë mirënjohje ja kush janë dhjetë gjërat e tyre:

  1. Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi.
  2. Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë ‘po’ apo ‘jo’
  3. Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare,
  4. Të ngjitem në shtigjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve
  5. Perimet dhe frutat e freskëta
  6. Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?
  7. Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurosh në Formula 1 dhe të mundesh Levvis Hamilton.
  8. Mikpritja e mrekullueshme shqiptare
  9. Dy volume: lartë dhe shumë lartë

10. Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë/ gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë