Loading…

Amerikani 100 vjeç, veteran i Luftës së Dytë Botërore mundi edhe koronavirusin

  • 23/05/2020 | 10:47

Amerikani 100 vjeç, veteran i Luftës së Dytë Botërore mundi edhe koronavirusin

Veterani 100 vjeç nga shteti i Virginia në SHBA që humbi gruan nga Covid-19 më në fund u lëshua nga spitali pas një beteje 58 ditore me sëmundjen. Lloyd Falk, që u shtrua në spitalin në Richmond u lëshua të hënën nën tingujt e brohoritjeve dhe duartrokitjeve të personelit të spitalit Henrico Doctors’ që u kujdesën për të, transmeton Gazeta Metro.


Falk u pranua në spital me 24 mars dhe ishte njëri prej pacientëve të parë të diagnostikuar me Covid-19 në këtë spital.

“Megjithëse humbi gruan prej 74 viteve nga virusi dy javë më parë Zoti Falk qëndroi i fortë, duke sfiduar gjasat dhe i mbijetoi luftës kundër Covid-19” shkroi në rrjetin social Facebook spitali Henrico, Parham & Retreat Doctors’ Hospitals.

E bija e veteranit nuk mund të ishte më falënderuese ndaj punëtorëve shëndetësorë që u kujdesën për të atin dhe nënën e saj.

“Me të vërtetë mendova disa herë se ai iku, me të vërtetë, kur ai ngrihej përsëri” tha ajo duke falënderuar stafin. “Ju faleminderit për të gjitha, testet e të gjitha që keni bërë për babanë, si dhe ë i ndihmuat pasi humbi gruan  e 74 viteve, ishte e vështirë për të”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë