Loading…

Amerikani i kidnapuar Robert Levinson ka vdekur gjatë mbajtjes në Iran

  • 26/03/2020 | 11:21

Amerikani i kidnapuar Robert Levinson ka vdekur gjatë mbajtjes në Iran

Robert Levinson, një agjent i pensionuar i FBI’së dhe hetues privat që u zhduk në një ishull të Iranit në vitin 2007, besohet të ketë vdekur deri sa po mbahej nga autoritetet iraniane, ka njoftuar familje e tij të mërkurën, transmeton Gazeta Metro.


Në deklaratën e familjes thuhej se zyrtarë amerikanë janë pajtuar me konkluzionin e familjes, duke shtuar se : “Ne nuk e dimë kur apo si ka vdekur, vetëm se ka ndodhur para pandemisë së COVID-19”.

Levinson ishte shtetasi amerikan më së gjati i mbajtur peng në histori të SHBA’së , dhe familja e tij ishte përpjekur për më shumë se një dekadë dhe kishte fajësuar regjimin e Iranit për zënien dhe burgimin e tij.

Levinson ishte 58 vjeç kur kishte udhëtuar në ishullin Kish në Iran në vitin 2007 deri sa punonte si hetues privat. Ai raportohet të ketë qenë pjesë e një misioni të paautorizuar të CIA’s.

Me të arritur, Levinson thuhet të jetë takuar me një të arratisur amerikan-Dawud Salahuddin- cak i CIA’s për rekrutim, spekulohej në vitin 2016’të.

Salahuddin kërkohej nga CIA si i dyshuar për vrasjen e diplomatit iranian në Maryland në vitin 1980, dhe Levinson kishte shpresuar se misioni do t’i siguronte atij punësim të plotë në agjencinë amerikane të inteligjencës.

Pak kohë më pas, Levinson u zhduk, por Irani vazhdimisht e kishte mohuar kapjen e tij apo dijeni për vendndodhjen e tij.

Në vitin 2011, një foto e Levinsonit të veshur në rroba të burgosurish doli në publik që ishte indikacion se ai ishte i gjallë.

Në nëntor, Irani e pranoi për herë të parë në OKB së ishte “një rast i hapur” në Gjykatën Revolucionare të Teheranit për Robert Levinso, megjithëse e kishin mohuar vazhdimisht dijeninë për vendndodhjen e tij.

Familja e Levinson e falënderoi Presidentin Trump dhe zyrtarët amerikanë për  përpjekjet e tyre për të gjetur dhe kthyer atë.

Zyrtarë të lartë amerikanë si Këshilltari për sigurinë Kombëtare të SHBA’së dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell, shprehën ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen e Lavinson./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë