Një turiste amerikane të enjtën ka vizituar Muzeun Etnologjik në Prishtinë, dhe kjo pasi New York Times, kishe shkruar se ky muze është njëri nga pesë vendet që duhet vizituar në kryeqytetin kosovar, shkruan Koha Ditore.
“Prishtina noton në superlativ. Me një popullsi prej 200 mijë banorësh, metropoli i Kosovës është gjithashtu qendër me popullsinë më të re kombëtare në Evropë: mesatarja e moshës së një kosovari është 28 vjeç. Në vorbullën e këtij destinacioni energjik është bulevardi i vetëm për këmbësorë ‘Nënë Tereza’. Pamja nga promenada, e emërtuar sipas murgeshës shqiptare të kanonizuar së fundmi, e përthekuar nga hoteli i periudhës jugosllave ‘Grand Hotel’ dhe Teatrit Kombëtar, është një lëmsh rrugësh të mbushura me kafene, butikë, lokale të modës dhe shkas për një tjetër superlative: lagjja më ‘cool’ në Ballkan”, shkruan NYT.
I pari që përmendet mes vendeve ku duhet të shkojnë vizitorët është “Soma Book Station”, që pasohet me “Tartine”, Muzeun Etnologjik, studioja e disejnatores Yllka Brada dhe përmbyllet me restorantin për vegjetarianë “Babaganush”.
Muzeu Etnologjik në artikullin e “New Tork Times” përshkruhet si vend ku vizitorët mund të kthehen prapa në kohë, në stil e në kulturë.