Loading…

Amir Rrahmani: Maqedonia Veriore kundërshtar i fortë, shpresojmë të mos kemi lëndime

  • 03/12/2019 | 21:36

Amir Rrahmani: Maqedonia Veriore kundërshtar i fortë, shpresojmë të mos kemi lëndime

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ndaj Maqedonia Veriore është kundërshtari më i fortë nga katër skuadrat gjysmëfinaliste dhe se do të jetë ndeshje e vështirë ndaj tyre, transmeton Gazeta Metro.


Kosova nuk arriti që të kualifikohet në Kampionatin Europian përmes kualifikimeve nga grupet, teksa shpresat tani janë te Liga e Kombeve.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Kosova do të takohet me Maqedoninë Veriore dhe në rast se arrihet fitorja, në finale ‘Dardanët’ takohen me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë. Në rast se shënohet fitore edhe në finale, Kosova siguron pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur rreth kësaj ndeshje. Ai ka thënë se Maqedonia Veriore është kundërshtar i fortë dhe ka lojtarë tejet cilësor.

“Ndeshja me Maqedoninë do te jetë shumë e fortë. Maqedonia është ekipi më i fortë nga katër kundërshtarët gjysmëfinalist. Maqedonia ka lojtarë tejet cilësor dhe nuk do ta kemi aspak të lehtë pasi luajmë edhe si mysafirë” – tha ai për ‘Telegrafin’.

“Shpresojmë të jemi të gjithë gati dhe pa lëndime dhe të fokusuar. Edhe pse ka kohë, shpresojmë të luajmë sa më shumë me ekipet tona pasi është ndeshje e madhe, pasi në rast se fitojmë kemi mundësinë të kualifikohemi. Këtë mundësi nuk e kemi pasur asnjë nga ne lojtarët. Është mundësi e madhe që shpresoj ta shfrytëzojmë dhe të arrijmë diçka të madhe” – ka deklaruar Amir Rrahmani.

Kujtojmë që ndeshja gjysmëfinale mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës zhvillohet më 26 mars të vitit 2020./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë