Loading…

Analistët: Kosova t’i shfrytëzojë mesazhet e samitit të Triestes

  • 16/07/2017 | 09:49

Analistët: Kosova t’i shfrytëzojë mesazhet e samitit të Triestes

Mesazhet e Samitit të Triestes janë që Kosova duhet t`i shfrytëzojë sa më shumë që të përfitojë politikisht dhe ekonomikisht, thonë analistë të këtyre fushave.

Ata shtojnë se, me gjithë problemet që ka nga mosnjohja e disa shteteve të BE dhe Ballkanit, vendi duhet të krijojë projekte konkrete, për të përshpejtuar rrugën e integrimit.

Kosova duhet të punojë shumë që në Samitin e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojë mundësinë e njohjes nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian.

Kështu, mendon njohësi i çështjeve politike, Avni Mazreku. Ai thotë se për të qenë palë e barabartë në aspektin integrues, Kosova duhet të njihet edhe nga dy shtetet e Ballkanit, Serbia dhe Bosnja.

Avni Mazreku, Njohës i çështjeve politike Samiti i Ballkanit Perëndimor, tha se është vazhdimësi e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se projektet infrastrukturore, janë lidhje më e mirë e integrimit evropian.

Në aspektin tjetër, atë ekonomik, kryetari i Odës Ekonomik Safet Gërxhaliu, thotë se Samiti nuk do t`i zgjidhë problemet me shkop magjik, por me projekte konkrete. Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës Gërxhaliu shton se Kosova nuk ka nevojë të prodhojë vetëm agjendë politike

Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës Në Samitin e Triestes, Kosova është bërë pjesë e Traktatit për Infrastrukturë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë