Loading…

Analisti gjerman: Thaçi e Rama presion mbi Brukselin

  • 21/04/2017 | 09:59

Analisti gjerman: Thaçi e Rama presion mbi Brukselin

Deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka bërë që të ketë reagime të shumta.


Vendi fqinjë, Serbia është ‘tmerruar’ nga dëgjimi i një deklarate të tillë, nga atje ka pasur deklarata nga më të ndryshme bile duke e quajtur ide të rrezikshme një bashkim të mundshëm.

Për këtë deklaratë media serbe Telegraf, ka marr mendimin e një analisti gjerman, Bodo Weber, i cili ka thënë se deklaratat janë instrument për presion mbi Bashkimin Evropian të mos mënjanohet rajoni, vlerëson analisti gjerman Bodo Weber, transmeton Lajmi.net

“Është ndjenja e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe përpjekja e Ramës dhe Thaçit për të ndikuar te Brukseli dhe që BE-ja të mos e mënjanoj rajonin, ka ardhur nga preokupimet me probleme dhe krizës së brendshme. Ky është mesazhi i dërguar nga ata”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë