Loading…

Analisti i afërt me VV’në emërohet këshilltar i ministrit Arben Vitia

  • 03/02/2023 | 18:11

Analisti i afërt me VV’në emërohet këshilltar i ministrit Arben Vitia

Analisti pro VV, Xhevdet Pozhari, tashmë ka marrë një post të ri, ai është emëruar si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.


Këtë e ka konfirmuar Xhevdet Pozhari, i cili ka deklaruar se është vetëm këshilltar i jashtëm.

Në një përgjigje për Nacionale, Pozhari ka deklaruar se është rekrutuar vetëm si ekspert i jashtëm, duke sqaruar se nuk paguhet nga buxheti i Kosovës.

Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia. Me të parin e shëndetësisë, Pozhari u pa në Ferizaj, në një takim me kryetarin e këtij qytetit, Agim Aliu.

Nuk dihet nëse Pozhari do të vazhdojë të jetë edhe analist në ATV, ku shquhej për debat të ashpër, gjë e cila e ka bërë të njohur atë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë