Loading…
Analisti serbe: Serbia nuk është në kufi me Rusinë, jemi të rrethuar nga shtetet e NATO-s
  • 10/02/2019 | 17:47

Analisti serbe: Serbia nuk është në kufi me Rusinë, jemi të rrethuar nga shtetet e NATO-s

Ballkani ka kohë që simbolikisht është i kapërdirë në hartën e NATO-s, ndërsa Serbia tashmë me vite është në rrethimin e anëtareve të NATO-s apo të atyre që do të bëhen, ka thënë analisti ushtarak Aleksandar Radic, transmeton Gazeta Metro.

“Duke i lexuar mediet, krijohet përshtypja se Serbia ‘kufizohet me Federatën Ruse’, ndërsa është fakt se vendi ynë ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm më NATO-n”, ka thënë ai në një bisedë për televizionin regjional N1.

Duke folur rreth Maqedonisë, Radic ka thënë se ky shtet qysh në kohën e luftës përtej Drinës, në vitin 1993, ka skicuar qartë këtë rrugë, sepse, siç kanë vlerësuar, ky është njëri prej instrumenteve të rrallë i cili mund të çojë në stabilizimin e sigurisë.

Radic ka poërkujtuar se në kohën e bombardimeve të NATO-s (për shkak të Kosovës) të gjitha shtetet rreth Serbisë kanë lejuar që aeroplanët luftarakë të kalojnë nëpër hapësirat e tyre ajrore,

Ai ka thënë se nuk e harrojnë se çfartë ka ndodhur në vitin 1999, por ka shtuar se është e qartë se “nëse udhëhiqni politike të përgjegjshme, nuk mund të mendoni në kategori historike dhe nën presionin e emocioneve”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë