Loading…

Analistja Aliu: Bashkëpronari i Minimaxit ia tërhoqi fëmijëve paratë e kursimeve, Prokuroria po e mbron atë

  • 16/03/2020 | 20:31

Analistja Aliu: Bashkëpronari i Minimaxit ia tërhoqi fëmijëve paratë e kursimeve, Prokuroria po e mbron atë

Analistja e njohur, Luljeta Aliu, sot ka thënë se ish-bashkëshorti i saj i ka tërhequr kursimet e vajzave të tyre, duke ua pamundësuar atyre edhe shkollimin, ndërsa prokuria në anën tjetër, po e mbron atë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Aliut, bashkëpronari i Mini Maxit, Bekim Kransiqi, i ka tërhequr paratë dhe tani po arsyetohet se nuk ka mjete as për shkollimin e vajzave.

“Por unë do të qëndroj deri në fund, me qëllim që krejt ju, krejt bota, ta shihni përmasën e monstruozitetit që mund të fshihet pas një fytyre njeriu dhe fjalëve lajkatare. Dhe sa ineficiente janë gjykatat fhe prokuroritë. Sa shkelje bëhen ndaj grave”, ka thënë ajo përmes një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Bekim Krasniqi, bashkëpronar i Minimaxit dhe babai i fëmijëve të mi, i ka tërhjekur kursimet e vajzave tona pa pëlqimin tim. Prokuroria prej datës 04 dhjetor 2019 është e informuar për këtë vepër të dhunës ekonomike në familje, që sipas Kodit Civil, neni 248, është vepër penale. Ende asgjë nuk ka ndërmarrë prokuroria. E ka bërë me arsyetimin se do të paguajë shkollimin, të cilin e kemi paguar nga të ardhurat tjera më herët. Por ai tani as për shkollim të vajzave po thotë se nuk ka mjete. Edhe vajzat e veta i gënjen.

Ndërkohë vajzave nuk mundem me vazhdu me jau pagu shkollimin privat. Këtë e bën një milioner që në bashkëpunim me organet e drejtësisë, po e fsheh pasurinë me qëllim që të ma mohojë të drejtën time në pronë. Këto të gjitha i bën për të ma vështirësuar jetën mua dhe për të më gjunjëzuar, për të më thyer. Ashtu siç e bëjnë shumë burra tjerë në Kosovë me gratë e tyre. Por unë do të qëndroj deri në fund, me qëllim që krejt ju, krejt bota, ta shihni përmasën e monstruozitetit që mund të fshihet pas një fytyre njeriu dhe fjalëve lajkatare. Dhe sa ineficiente janë gjykatat fhe prokuroritë. Sa shkelje bëhen ndaj grave.

I njejti, gjatë procedurave gjyqësore i ka larguar të gjitha llogaritë bankare nga vetja në mënyrë që pagesa munguar e shkollës të përmbarohet te unë. Për këtë më duhet ta shes makinën, e vetmja gjë që ishte në emrin tim. E ka zvogëluar rrogën pasi e kam lajmëruar për dhunë që të mos paguajë alimentacion, e ka regjiatruar shtëpinë tonë në emër të babës së vet dhe kurrë nuk e ka regjistruar veten pronar të biznesit.

I njejti person përkundër që ka qenë i dhunshëm ndaj meje, nëpër shoqëri të veten nuk e pranon dhe e ndryshon rrëfimin duke e paraqitur veten si viktimë, kinse unë paskam trilluar. Por faktet për dhunën ekzistojnë, fatmirësisht. Përndryshe shumë më lehtë njerëzit do t’i besonin një milioneri, se mua, apo jo./gazetametro.net

Bekim Krasniqi, bashkëpronar i Minimaxit dhe babai i fëmijëve të mi, i ka tërhjekur kursimet e vajzave tona pa pëlqimin…

Posted by Luljeta Aliu on Monday, 16 March 2020

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë