Loading…

Analistja gjermane flet për gabimin strategjik të Albin Kurtit: ‘JO’ e tij e madhe provokoi SHBA’në

  • 26/03/2020 | 16:30

Analistja gjermane flet për gabimin strategjik të Albin Kurtit: ‘JO’ e tij e madhe provokoi SHBA’në

Analistja gjermane, njëherit eksperte për Ballkanin, Johanna Deimel ka thënë se Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë gabim të madh kur i tha ‘jo’ SHBA’së për heqjen e plotë të taksës, shkruan Gazeta Metro.


Në një intervistë për Deutsche Welle, ajo ka thënë se koalicioni mes LDK e VV edhe ahstu ishte një ‘martesë nga arsyeja’, që shkaktoi zermërim.

“Koalicioni që nga fillimi ishte një “martesë nga arsyeja”, por kjo do të thotë, se të gjithë duhet të respektojnë ujditë dhe se për vendimet zhvillohen konsultime mes partive qeverisëse. Kjo duket qartë që nuk ka funksionuar dhe shkaktoi si pasojë zemërim”, tha ajo.

Tutje, Deimel ka shtuar se ‘jo’ që Kurti i tha SHBA’së ka qenë një gabim strategjik i tij, shkruan Gazeta Metro.

“Përveç kësaj vjen edhe një gabim strategjik, sepse Albin Kurti me ‘Jo’në e tij për heqjen e menjëhershme të doganave provokoi SHBA. E nuk ndihmoi më, që ai ishte i gatshëm për heqjen e pjesshme të tyre. Presioni i Uashingtonit ishte shumë i madh”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Johanna Deimel është analiste e pavarur gjermane. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore në Mynih.

Nga shkurti i këtij viti ajo është anëtare e bordit të shoqatës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë