Loading…

Analistja pro VV’së, Luljeta Aliu në garë për një pozitë në bordin e KPM’së

  • 11/06/2021 | 11:09

Analistja pro VV’së, Luljeta Aliu në garë për një pozitë në bordin e KPM’së

Analistja që përkrahë Vetëvendosjen (VV), Luljeta Aliu, është në mesin e personave që synojnë pozitë në Bordin e  Komisionit të Pavarur për Media  (KPM), shkruan Gazeta Metro.


Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari ka publikuar emrat e personave që kanë garuar për bord të KPM’së dhe të RTK’së.

“Në javët në vijim do të zhvillohen dy procese shumë të rëndësishme, përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media dhe të RTK-së (anëtarët nga jo shumica nuk janë të parëndësishëm se kanë të drejtë vote sikur tjerët)”, ka shkruar Kusari në Facebook, derisa, ka publikuar emrat e disa kandidatëve që kanë kandidauar për këto pozita, e që i ka siguruar përmes kërkesave për qasje në dokumente publike.

Në emrat që ka publikuar Kusari është edhe ai i analistes, Luljeta Aliut, që njihet për qëndrimet e saj pro VV’së.

Luljeta Aliu është në mesin e personave që po synojnë pozitë në Bordin e KPM-së.

Aliu në vazhdimësi në qëndrimet e saj ka qenë në vijë me ato të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të njëjtat qëndrime i ka shpërndarë edhe në profilin e saj në Facebook.

Më poshtë keni njoftimin e Kusarit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë