Loading…
Analizë: 5 gjërat që kemi mësuar nga deklasimi i Chelseas nga Man.City
  • 10/02/2019 | 21:18

Analizë: 5 gjërat që kemi mësuar nga deklasimi i Chelseas nga Man.City

Manchester City ka arritur që të ia shkaktoi Chelseas humbjen me të thellë në histori të tyre në Premier Ligë, transmeton Gazeta Metro.


Kampioni në fuqi e deklasoi Chelsean në ”Etihad Stadium” me rezultatin 6-0. Sergio Aguero shënoi tre gola, Raheem Sterling dy dhe një tjetër u shënua nga Ilkay Gundogan.

Pas kësaj fitore, Manchester City ngritet përsëri në pozitën e parë me 65 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Këto janë 5 gjërat që kemi vë re nga kjo ndeshje:

1. City vazhdon të shënoi gola para kundërshtarit

Nuk ka asnjë sfidë më të madhe me të cilën ballafaqohen skuadrat e Premier Ligës këto ditë se sa të ballafaqohen si musafirë ndaj kampionit. Djelmoshat e Guardiolës janë në mesin e skuadrave më të rrezikshme në futbollin evropian dhe kur kampionët anglezë janë në formë, e cila ndodh shumë shpesh, atëher ata janë në gjendje të shkatrrojnë kundërshtarin. Ata janë e vetmja skuadër në Premier Ligë me një rekord prej 100% lidhur me këtë statistikë.

Viktima e fundit ishte Chelsea, skuadër të cilën City e deklasoi me rezultatin 6-0.

2. ‘Lojtar i madh’ Sergio Aguero.

Legjenda e Cityt, Sergio Aguero, po vazhdon të ngritet çdo sezon. Ai tani është golashënuesi më i  mire në histori të klubit nga Manchesteri. Nëse ai nuk është numri ‘nëntë’ më i mirë në futbollin evropian, ‘Kun’ është të paktën mes emrave më të mirë.

Që kur u bashkua me Atlético Madrid në vitin 2011, ai ka luajtur gjithsej 60 ndeshje kundër rivalëve kryesorë dhe ka shënuar  43 gola. Me dy het-trikat e fundit kundër Arsenalit dhe Chelseat e bën atë të barabartë me Alan Shearer me gjithsejtë 11 het-trika në histori të Premier Ligës.

3. STERLING

Është e vështirë të emërosh një lojtar që është përmirësuar jashtëzakonisht shumë  nën urdhërat e Pep Guardiolas. Sterling ka qenë gjithmonë një talent, por ndryshimet që ka bërë Guardiola në lojën e tij, shumica e të cilave janë dokumentuara tashmë, duke e bërë atë një lojtarë të klasit botëror.

Aftësia e tij para golit, e parë si dobësi, nuk është më shqetësim. Kjo u dëshmua edhe ndaj Chelseas me golin e 47-të të shënuar nën urdhërat e Guardiolas, vetëm Aguero (86) ka shënuar më shumë. Asnjëherë më parë reprezentuesi anglez nuk kishte shënuar ndaj Chelseas. Kjo do të thotë se tani ka vetëm tri skuadra në Premier Ligë ndaj të Cilave nuk ka shënuar gol: Manchester United, Wolves dhe Liverpool, përcjell Gazeta Metro.

4. Një tjetër ndeshje për tu harruar nga Chelsea

Pas humbjes 6-0 nga Manchster City, kjo ishte humbja më e thellë e Chelseas në histori të Premier Ligës.

Sarri, i cili është lavdëruar me filozofinë e tij të futbollit, tani duhet të jetë i shqetësuar për të ardhmen e tij. Napoli nën urdhërat e tij kaloi një ndër kohërat më të mira në Evropë, por është e qartë për të gjithë që ky ekip i Chelseas nuk ka personalitet për të tërhequr atë që po përpiqet Sarri të arrijë.

5. Pjesa e padëshiruar e historisë

Chelsea nuk ka qenë gjithmonë një fuqi në Premier Ligë. Por në vitet para marrjes së Romës Abramovich ata ishin vështirë të mposhten në këtë menyrë. ‘Blutë’ kishin shijuar disa humbje të mëdha, por asnjë në këtë nivel. Para se të mposhtej nga Bournemouth disa javë më parë, Chelsea kishte humbur vetëm një ndeshje Premier League nga një diferencë prej katër golash: kundër Liverpoolit në shtator 1996.

Kurse tani, ata shkruan edhe një rekord negativ duke pësuar gjashtë gola në një ndeshje për herë të pare në histori./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë