Loading…

Anarkistët nuk mund të transformohen në Institucionalist

  • Nga

  • NAIM RAMIZI

  • 23/04/2020 | 17:17

Anarkistët nuk mund të transformohen në Institucionalist

Rruga e Vetvendosjes drejt pushtetit është vandale! Mosndëshkueshmëria e vandalistëve të dikurshëm po i’u jep guxim me mendu për trazira të reja. Shteti duhet të jetë syhapur më shumë se kurrë. Jemi dëshmitarë se nga sulmet vandale kemi edhe policë të lënduar, disa prej tyre kanë mbetur edhe invalid nga sulmuesit huliganë të VV-së dhe për këto sulme askush asnjëherë nuk është ndëshkuar. Vetvendosja në raste të caktuara për të realizuar agjendat e saja të sëmura politike kërkon viktima dhe të viktimizohet.


Shkruan: Naim Ramizi

Albin Kurti edhe me 10 shkurt 2007 po kërkonte viktima, po kërkonte gjak dhe dëshmorë të kauzës së tijë. Ashtu edhe ndodhi, u derdh edhe gjak, u derdh edhe gjaku im. Derisa plumbat po na merrnin Albini qëndronte pas kordonit të policëve që na merrnin shenjë dhe na vrisnin derisa ai prapa shpinës së tyre me megafon bërtiste: “pa panikë, pa panikë “.

Ai nuk qëndronte në ballë të protestës por pas shpindës së policëve dhe me shtagë sulmonte autoblindën dhe shikonte nga pozicioni i sigurtë derisa sheshi përgjakej. Për të gjitha këto ekzistojne edhe gjirime. Në atë protestë u vranë dy qytetarë të Kosovës, jo aktivistë të Vetvendosjes.

Kjo organizatë në agjendën e sajë e ka pasë gjithmonë opsionin e parë dhunën për realizimin e qëllimeve politike. Vetëvendosje edhe dy muaj para pavarësisë së Kosovës brenda sajë tentonte të formonte një formacion të armatosur. Për themelimin e këtij formacioni njëri nga deputetët e sotshëm, atëherë lart në hirarkinë e VV-se kishte kërkuar nga unë që të bëhem pjesë e këtij formacioni dhe në këtë formacion të sjellë edhe shokët e mi, ish pjestarë të UÇPMB-së të ndjekur nga Serbia e që jetonin në kushte të vështira në Kosovë.

Ky formacion do të kundërshtonte statusin final i cili sipas tyre do ta ndante Kosovën. Kjo që po e them nuk është spekulim por e vërtetë për të cilën mbajë përgjegjësi kudo dhe para kujtdo.  Sot, Albin Kurti dhe organizata e tij po bëhen gati për skenare të errëta për të mbajtur pushtetin dhunshëm.
Organet e sigurisë duhet të jenë vigjilent dhe në krye të detyrës, në mbrojtje të ligjit, shtetit dhe integritetit. Heqja e rrethojave nga Qeveria është këmbana për atë se çka do të ndodhë.

Lutem që populli mos të kafshojë karremin dhe te bëhet vegël në dorën e Kurtit. Thirja për rezistencë është thirrje për vëllavrasje, përmbysje të demokracisë dhe rendit kushtetues në Kosovë. Këtyre agjendave i kanë paraprirë një sërë veprime e vendime të rrezikshme të kësaj Qeverie.

Zoti e ruajtë Kosovën, Zoti i ruajtë bijët dhe bijat e sajë!

(Autori është politikolog dhe ish anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë