Loading…

Ancelotti flet për çështjen e Mbappes dhe finalen kundër Liverpool

  • 20/05/2022 | 09:51

Ancelotti flet për çështjen e Mbappes dhe finalen kundër Liverpool

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti gjatë konferencës për shtyp para duelit kundër Real Betis e cila është edhe ndeshja e fundit këtë sezon për ‘Los Blancos’ në La Liga, ka folur rreth sulmuesit të PSG’së, Kylian Mbappe dhe për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool, transmeton Gazeta Metro.


Ancelotti në konferencën për shtyp ka hedhur poshtë idenë se spekulimet rreth Kylian Mbappes mund ta shpërqendrojnë ekipin teksa përgatitet të përballet kundër Liverpool më 28 maj.

Ai tha se janë mësuar me këto gjëra, ndërsa shtoi se edhe gjatë kohës kur është në seanca stërvitore dhe në restorantet në Madrid, nuk e pyesin rreth çështjes së 23-vjeçarit.

”Ne jemi mësuar me këto gjëra. Jemi të fokusuar për duelin ndaj Liverpool dhe atmosfera është e mirë. Ajo që ndodh jashtë dhe ajo që flitet, nuk na ndikon aspak. Askush nuk më pyet për Mbappen. Unë e kaloj kohën time në Valdebebas, në makinën time dhe në shtëpi. Ndonjëherë më pëlqen të shkoj në restorantet në Madrid, por askush nuk më pyet për këtë, e vetmja gjë që kam parasysh është finalja,” tha ai.

Përderisa ‘Madrilenët’ janë shpallur që disa javë kampion në kampionatin spanjoll, skuadra e Liverpool duhet të jap maksimumin e saj të dielën kundër Wolves dhe të pres një gabim të Cityt kundër Aston Villës që në fund të kurorëzohet me titullin e 20’të të Premier League.

Ancelotti e komentoi edhe këtë gjë, ku e pranoj se ‘The Reds’ kanë pasur ndeshje më të vështira javët e fundit, por që nuk beson se mund të ndikoj ky fakt tek ndonjëra skuadër.

”Liverpool ka pasur më shumë vështirësi se ne, duke luajtur ndeshje shumë të rëndësishme. Ne kemi pasur më shumë kohë për të menduar për këtë, por në fund nuk mendoj se do të ndikojë te ekipet,” deklaroi ai.

Vlen të theksohet se më 28 maj në ‘Parc des Princes’ pritet të jetë një super ndeshje mes dy ekipeve, të cilat të themi të drejtën me shumë meritë kanë arritur në finalen e Ligës së Kampionëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë