Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Cadiz ka konfirmuar mungesën e Karim Benzemës, Thibaut Courtois dhe Vinicius Junior, transmeton Gazeta Metro.
Carlo Ancelotti tha se tre futbollistët nuk është se janë të lënduar apo ndonjë gjë tjetër, por dëshiron që ata të pushojnë.
Ndërsa, italiani njoftoj gjithashtu se Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Dani Ceballos do të rikthehen pas lëndimeve për sfidën e nesërme.
Duke qenë se veçse janë shpallur kampion i La Ligës, ai është duke pushuar disa nga lojtarët kryesor ndeshjet e fundit për duelin ndaj Liverpool në finale të Ligës së Kampionëve.
Cadiz është duke luftuar për mbijetesë, ku gjendet në pozitën e 17’të me 35 pikë dhe nesër do të mundohen me të gjitha forcat të marrin tre pikët kundër ‘Los Blancos’. /gazetametro.net