Loading…

Ancelotti thotë se Reali ‘nuk e ka titullin në xhep’

  • 24/12/2021 | 12:30

Ancelotti thotë se Reali ‘nuk e ka titullin në xhep’

Real Madridi është duke shfrytëzuar shumë mirë dobësitë e Barcelonës dhe Atletico Madridit, duke u shkëputur në La Liga.


Pas 18 xhirove, Reali është shkëputur në 18 pikë me Barcelonë, derisa 17 me Atletico Madridin, këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sido që të jetë, Carlo Ancelotti e konsideron të rrezikshme dhe në luftë për titull edhe Sevillën, që është tetë pikë prapa dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar andaj sipas tij, La Liga s’ka mbaruar.

“Reali e ka një gjysmë të La Ligës në xhep? Unë nuk mendoj kështu, jo. Ne kemi një avantazh të vogël dhe është e vërtetë që disa kundërshtarë, si Atlético apo Barça, janë disi më larg. Por jo Sevilla, për shembull. LaLiga është një garë shumë e komplikuar sepse nuk mund të thuash kurrë se ka një lojë të lehtë. Ka shumë skuadra të mira. Të gjitha skuadrat kanë cilësi të mirë të lojës dhe asgjë nuk dihet”, u përgjigj ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë