Loading…

Anders Breivik u dërgon nga burgu letra të mbijetuarve dhe familjarëve të sulmeve të tij

  • 29/11/2021 | 23:17

Anders Breivik u dërgon nga burgu letra të mbijetuarve dhe familjarëve të sulmeve të tij

Anders Breivik, i dënuar për vrasjen e dhjetëra civilëve, u ka dërguar letër të mbijetuarve të sulmeve të tij sikurse edhe familjarëve të tyre.


Në raportin e publikuar gjatë të dielës, Korporata norvegjeze e Transmetimeve, ka zbuluar se anëtarët e “Grupit për mbështetje”, organizatë që mbështet të mbijetuarit dhe të afërmit e sulmit terrorist të 22 korrikut të vitit 2011, kanë pranuar letra nga vrasësi, transmeton Telegrafi.

Në shumë letra, sipas kësaj korporate, vrasësi përsërit mesazhet nga manifesti që e kishte shkruar para se të vriste 77 civilë në sulmet e vitit 2011.

Letra drejtuar “Grupit mbështetës” përbëhet nga tetë faqe me përmbajtje propaganduese të “pushtetit të forcës së bardhë”. Mesazhe të ngjashme iu dërguan edhe Lidhjes së Rinisë Punëtore – dega rinore e Partisë së Punës në Norvegji (anëtarët e së cilës ishin në shënjestër gjatë sulmeve të 2011).

Në mesin e atyre që kanë pranuar letrën ishte edhe politikani norvegjez Torbjørn Vereide.

“Më duket sikur më ka mbetur diçka në fyt. Mendoj se ishte e tmerrshme – e papërshtatshme të them të drejtën”, tha Vereide.

Shteti norvegjez tashmë ka vendosur që t’i kufizojë komunikimet e Breivik, për shkak të frikës së mund të kontaktojë me njerëz që kanë këndvështrime sikurse të tij. Deri në vitin 2016, ai ka dërguar dhe pranuar rreth 3.000 letra.

Kujtojmë që Breivik kishte kryer sulmin më vdekjeprurës në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërorë – ku më 22 korrik vendosi bombë në një furgon në Oslo, ku si pasojë humbën jetën tetë persona, e qindra tjerë u lënduan.

Më pas kishte udhëtuar afro 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit – përkatësisht në ishullin Utoja, ku është veshur si polic – duke hapur zjarr mbi të rinjtë.

Nga këto të shtëna humbën jetën 69 persona, derisa rreth 500 tjerë mbijetuan. Breivik ishte shpallur fajtor dhe kishte marrë dënimin maksimal prej 21 viteve burgim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë