Ish-sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, thuhet se ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së famshme franceze, Monaco, dhe një marrëveshje mes palëve është afër përfundimit, transmeton Gazeta Metro.
Sulmuesi 28-vjeçar u largua zyrtarisht ditën e djeshme nga Torino dhe tani ka mbetur lojtar i lirë. Ai i dha fund një lidhje shtatëvjeçare me skuadrën italiane.
Siç raporton, TUTTOmercatoWEB, Belotti ka zgjedhur Monacon si klubin e tij të ardhshëm dhe ai pritet të arrijë më së largu nesër për të përfunduar marrëveshjen. Disa nga detajet e vogla janë drejt përfundimit dhe gjithçka pritet të finalizohet së shpejti.
Ai gjatë shtatë sezoneve të tij me Torinon bëri 251 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 113 gola dhe duke dhuruar 28 asistime. Belotti nëse tregon vlerat e tij mund të rifitojë një vend titullari edhe në Kombëtaren e Italisë, me të cilën ka shënuar 12 gola në 44 ndeshje. /gazetametro.net